Visar Bekaj është shpallur si “Portieri më i mirë” për vitin 2022 në Shqipëri.
Për portierin nga Kosova është viti i dytë radhazi që shpallet më i miri në elitën e futbollit shqiptar, shkruan Gazeta Express.
Bekaj këtë epitet e mori këtë të premte, në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që u organizua nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).
“Falënderoj Zotin për këtë arritje profesionale! Për herë të dytë radhazi – portieri më i mirë i vitit!”, shkroi reprezentuesi i Kosovës.
Kujtojmë se 25-vjeçari është pjesë e klubit të Tiranës që nga viti 2020. Në Kosovë ai kishte nisur karrierën si profesionist te Prishtina. /Gazeta Express/