Shkencëtari paralajmëron: Vullkani nënujor në Santorini rrezikon të aktivizohet
Mistere
Gazeta Express
27/01/2023 23:16
Një gjeofizikan i Kolegjit Imperial në Londër
ka ngritur alarmin se vullkani nënujor në Santorini të Greqisë, i quajtur
“Kolumbo”, rrezikon që të aktivizohet.
Sipas shkencëtarit Kagetan Krapkiewicz,
kërcënimi nga aktivizimi i këtij vullkani është serioz dhe i bën thirrje
shkencëtarëve grekë që të marrin masa dhe të instalojnë pajisje në ishullin e
Santorinit për të matur në kohë reale se kur mund të ndodhë një shpërthim.
Megjithatë, sipas tij, rreziku nuk është i
menjëhershëm.
Ky vullkan nënujor ka shpërthyer për herë të
fundit në vitin 1650 duke lënë të vdekur rreth 70 persona për shkak të helmimit
nga gazi i çliruar. Shpërthimi ndodhi nga akumulimi i magmës në një thellësi
3-4 kilometra nën shtratin e detit. /tvklan.al