Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e sotme në Urën e Moerdijkut në Holandë.
Policia holandeze bën me dije se shqiptari është kapur në një pikë karburanti, teksa drejtonte një makinë me targa franceze.
Sipas policisë, shqiptari kishte një histori të paqartë se çfarë po bënte në vend dhe nuk kishte vendbanim fiks në Holandë.
Kur u kontrollua makina e tij, oficerët gjetën tre armë zjarri, ose diçka shumë të ngjashme. Ai u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për pyetje të mëtejshme. Makina dhe armët janë sekuestruar për hetime të mëtejshme.
/Gazeta Express
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...