OVL-UÇK i bën kërkesë policisë: Na mbroni objektin - Gazeta Express
string(49) "ovl-uck-i-ben-kerkese-policise-na-mbroni-objektin"

OVL-UÇK i bën kërkesë policisë: Na mbroni objektin

Lajme

Gazeta Express

25/01/2023 14:09

Faton Klinaku nga OVL UÇK ka kërkuar nga policia Kosovës që objekti ku gjendet e vendosur selia e kësaj organizate të jetë në mbrojte nga policia e Kosovës.

E shkak për këtë sipas tij është që mos të përsëritet sikurse që ndodhi në vitin 2020 ku një person i maskuar kishte dërguar dosje të gjykatës speciale në objektin ku janë të vendosur OVL UÇK.

Lexo Edhe:

Klinaku ka përmendur këtu edhe vjedhjen ne një lap topi të Paris të një gjyqtari të speciales.

Reagimi i plotë:

Meqenëse kanë kaluar 24-orë nga kërkesa jonë drejtuar Policisë, e ende nuk na ka ftuar askush, si dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për të marrë masat, po e publikojmë:

z. Fehmi Hoti

Ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

I nderuar,

Siç jeni të informuar, në objektin e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, në rrugën e UÇK-së në Prishtinë, ka pasur zhvillime rreth dosjeve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, thënë më konkretisht, një person i maskuar për tri herë me radhë i ka sjellur ato dosje në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, gjë që për këtë, për më shumë se dy vite, në mënyrë të pafajshme po mbahen në paraburgim krerët e Organizatës sonë.

Poashtu, siç është paraqitur në mediat tona e që e ka publikuar një gazetë franceze, ka pasur grabitje në Paris dhe i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive, prandaj kërkojmë nga Ju që të merrni masat e duhura për ta ruajtur objektin apo hyrjen e ndërtesës sonë, me qëllim që të mos përsëriten ngjarjet e shtatorit të vitit 2020.