“La Chinoise” / Kino Armata - Gazeta Express
string(23) "la-chinoise-kino-armata"

Arte

Gazeta Express

18/01/2023 15:56

“La Chinoise” / Kino Armata

Arte

Gazeta Express

18/01/2023 15:56

Në nderim të Jean- Luc Godard, të premten shfaqet filmi ‘La Chinoise’, në Kino Armata më fillim nga ora 19:00.

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Si pjesë e Homazhit për Jean-Luc Godard, Kino ARMATA shfaqë La Chinoise, film politik francez të vitit 1967 me regji nga Jean-Luc Godard, për një grup aktivistësh maoist në Paris.

La Chinoise është adaptim i romanit Demonët të Fyodor Dostoyevsky nga viti 1872. Në roman, grupi i pesë qytetarëve të pashpresë, secili duke përfaqësuar bindjet dhe personalitetet e ndryshme ideologjike, krijojnë konspiracion për ta rrëzuar regjimin imperial rus përmes fushatës së dhunës së qëndrueshme revolucionare. Filmi është i vendosur në Parisin bashkëkohor dhe ndodhë kryesisht në një banesë të vogël, duke u strukturuar si seri e dialogjeve personale dhe ideologjike duke dramatizuar kontaktet mes pesë studentëve francez—tre meshkujve dhe dy femrave—pjesë të grupit radikal maoist “Aden Arabie Cell” (emër i marrë nga romani Aden, Arabie nga Paul Nizan). FIlmi ka fituar Shpërblimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Venedikut të vitit 1967.

Jean-Luc Godard (1930-2022) ishte regjisor francezo-zviceran dhe pjesëtar kyç i “New Wave Francez”. I njohur për inovacione stilistike që sfidonin kinemanë konvencionale të Hollywood, ai është njohur botërisht si filmbërësi më radikal dhe më me ndikim i gjeneratës së Nouvelle Vague filmmakers. Puna e tij reflekton njohuri të historisë së filmit, kuptim të përgjithshëm të filozofisë ekzistenciale dhe marksiste, si dhe dije të thellë të fragjilitetit të lidhjeve njerëzore.

/Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement