“Riad, sa i bukur që je” – Ronaldo dhe Georgina adaptohen me shtëpinë e re në Arabi - Gazeta Express
string(78) "riad-sa-i-bukur-qe-je-ronaldo-dhe-georgina-adaptohen-me-shtepine-e-re-ne-arabi"

Futboll

Gazeta Express

16/01/2023 23:59

“Riad, sa i bukur që je” – Ronaldo dhe Georgina adaptohen me shtëpinë e re në Arabi

Futboll

Gazeta Express

16/01/2023 23:59

Georgina Rodriguez ka informuar fansat e saj në tërë botën së familja e Ronaldos është duke u adaptuar në jetën e tij të re në Riad të Arabisë Saudite

Pas një paraqitje jo të mirë në Botëror dhe largimin e papritur  nga Manchester United pas një interviste shokuese, pluhuri që ka rrethuar pesë herë fituesin e Topin e Artë me në fund ka filluar të adaptohet. Pas kalimit të tij në Al Nassr, partnerja e tij ka bërë një postim nga jeta e tyre në Lindjen e Mesme.

Rodriguez, i cila u bë temë në një dokumentar të Netflixit, ka shpërndarë një postim në Instagram se familja është kënaqur në një park në Arabi Saudite derisa poshtë fotografisë ka shkruar: Riad, sa i bukur që je?

Kalimi për shumë para i Ronaldos në Arabi Saudite ka bërë që shumë njerëz t’i ngritin vetullat, jo vetëm për shkak se ai u tërheq nga futbolli europian, por edhe për shkak të ligjeve strikte të regjimit atje dhe shkeljes së të drejtave të njeriut. Pas një serie spekulimesh, ishte konfirmuar që ai dhe Rodriguez do të mund të jetonin së bashku në këtë vend, pavarësisht se ligjet e tyre thonë që çiftet duhet të jenë të martuar për të jetuar së bashku.

37 vjeçari nënshkroi kontratë dy vite e gjysmë me Al-Nassr, kështu që familja do të këtë kohë të mjaftueshme që të adaptohet me ambientin e ri derisa ai do të kërkojë që të thyejë rekorde të reja. /GazetaExpress/