Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë në mbrojtje të pronës së tyre private që preket nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar.
Duke qenë se nuk kanë marrë asnjë reagim, sot 2 prej tyre janë ngjitur në shtyllë dhe kërcënojnë se do të hidhen. Ata kërkojnë që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës të mbërrijnë dhe të takohen me ta.
Në shtyllë është një prej zonjave që preket nga projekti së bashku me nipin e saj. Të pranishëm janë forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, por pas kërcënimeve të dy protestuesve se nëse nuk largohen do ngjiten më lart, ata janë distancuar.
Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.Sipas banorëve kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin dhe dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme derisa e drejta të fitojë.
Kujtojmë se kjo është hera e pestë që banorët e Bërxullës janë ngritur në protestë. Më herët ato thanë se nuk janë kundër projektit, por problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës.
Sipas banorëve, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre. Shtyllat e projektit do të prekin mbi 60 banesa të tjera nëse zhvendosen nga zhvendosja e aksit, thanë banorët.