Astrologia e njohur Krisanthi ka qenë e ftuar në Tv Klan. Ajo ka bërë parashikimin e horoskopit për javën. Sipas saj në përgjithësi të gjitha shenjat do të kenë një javë pozitive.
Dashi: Me Jupiterin në shenjën tuaj mundësitë për suksese janë shumë të mëdha në çdo drejtim. Më të favorizuarit jeni ju të lindurit në 10-ditëshin e tretë të muajit, megjithatë me Marsin dhe Mërkurin në prapavijë këtë javë nuk do të mungojnë pengesat ose keqkuptimet. Të jeni të kujdesshëm se këto keqkuptime mund t’ju çojnë në konflikte dhe veçanërisht në sferën financiare. Me eprorët tuaj të jeni mjaft të kujdesshëm. Takime dhe biseda do të keni dhe me miqtë tuaj ku do të kaloni bukur, por në fund të javës evitoni çdo implikim financiar me ata, as mos jepni dhe as mos merrni.
Demi: Deri tani sfera financiare ju preokupon edhe më shumë dhe dilni në detyrime që nuk i prisnit, nxirreni jashtë programit. Nga data 12 shtrohen gjërat në këtë sferë, por paralelisht ndryshimet vazhdojnë në jetën tuaj. Kjo periudhë tani është mjaft e favorizueshme për ju kështu që mund të kaloni bukur, të bëni një udhëtim, mund të shikoni të dashurit tuaj, mund të përfundoni diçka që keni lënë pezull dhe njëkohësisht të keni dhe shansin në jetën tuaj personale. Në fund të javës takimet do ju befasojnë ose lajme që kanë të bëjnë me ndryshime në punën tuaj ose ndryshime në programin e punës. Në qoftë se jeni të interesuar për një marrëdhënie të mos reagoni në mënyrë ekstreme në rast se paraqiten probleme.
Binjakët: Java fillon bukur për ju, premton flirt, dashuri, takime të bukura, udhëtime me të dashurit tuaj, por dhe fitime financiare. Më në fund Marsi në shenjën tuaj në datën 12 kthehet në fushë të drejtë dhe tani veprimtaria juaj do të zërë vend, madje do të realizoni dyfishin e punës ose të veprës tuaj në krahasim me një periudhë tjetër. Kjo javë ju jep mundësi të realizoni apo të zgjidhni një çështje financiare me ndihmën e të afërmve ose me ndihmën e të tjerëve e cila nuk do të mungojë gjatë kësaj jave. Keni mundësi të zgjeroni rrjetin tuaj shoqëror, por është e domosdoshme të bëni vlerësimin e saktë të personave që do të hyjnë në jetën tuaj gjatë periudhës që vijon.
Gaforrja: Një ndikim i hënës së plotë u zhvillua tek ju në datën 7, jeni të ngarkuar emocionalisht, por dhe disa kujtime nga e kaluara ju krijojnë disa shqetësime. Këtë javë do keni një përfitim financiar, një ndihmë financiare lidhur me një projekt që doni të realizoni. Kjo ndihmë financiare mund të vijë nga bashkëpunëtori juaj, mund të vijë nga bashkëshorti juaj dhe nuk është nevoja ta bëni të njohur ngado që ta keni këtë ndihmë. Gjatë kësaj periudhe keni mundësinë të bëni bashkëpunime të reja, por dhe të ristabilizoni bashkëpunimet e vjetra. Çdo gjë vendoseni pas datës 18. Suksesi në fushën profesionale, por dhe një çështje familjare që ju preokupon është i garantuar. Kujdes në fund të javës në biseda apo probleme që mund të dalin në familje në lidhje me pronën, me të tjerët, duhet t’i trajtoni pak me takt.
Luani: Keni përpara një javë me një program ditor të ngarkuar ku nuk do të mungojnë pengesat apo keqkuptimet. Fillimi i javës është i bukur pasi ju krijon kushtet për flirt, për dashuri, për një njohje nga rrjeti juaj shoqëror, për një takim me një person nga e kaluara, të cilin ju e njihni këtë personin, por ndoshta ky takim do të çojë marrëdhënien tuaj në përmasa të tjera. Në sferën profesionale do të keni biseda për të realizuar qëllimet e tua që deri tani ishin të penguara, por do të zhbllokohen pas datës 12. Në fund të javës mbroni marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja dhe evitoni konfliktet.
Virgjëresha: Periudha është shumë pozitive për ju, pavarësisht nga pengesat e vogla që mund të hasni, fillimi i javës ju sjell lajme të mira në punë, madje puna juaj tani do të njihet më mirë dhe njëkohësisht mund të gjeni një flirt ose dashuri në ambientin e punës, ose në lëvizjet që do të keni brenda ditës. Të jeni të kujdesshëm sot, në përgjithësi jeta juaj personale favorizohet gjatë kësaj periudhe dhe pas datës 12 veprimtaria në sferën profesionale do të jetë akoma më dinamike, ndërkohë që duhet të jeni të kujdesshëm që të evitoni konfliktet. Në fundin e javës do të keni anulimet e programit tuaj, shpenzime më shumë sesa duhet dhe në qoftë se keni vendosur të bëni një udhëtim, sigurohuni që e keni organizuar mirë që të mos gjendeni përpara të papriturave.
Peshorja: Në plan të parë gjendet jeta personale dhe erotike. Këtë javë jeni plot entuziazëm dhe keni një ndjeshmëri më të madhe dhe madje keni bindje se do të gjeni lumturinë pranë të dashurit tuaj dhe pse jo të keni të gjitha shanset që ta gjeni këtë javë, duke filluar që tani dhe kujdes, sytë hapur në Shkurt. Ky është viti që mund të krijoni një lidhje, të gjeni një marrëdhënie serioze, të gjeni njeriun e jetës, ose të realizoni një bashkëpunim profesional. Të jeni të kujdesshëm këtë javë në shpenzimet tuaja pasi entuziazmi, dëshira për të kaluar bukur ose dëshira për të lënë mbresa tek të tjerët të mira, mund t’ju udhëheqë në shpenzime të tepërta. Do jeni më të qetë nëse nuk i ktheheni të kaluarës.
Akrepi: Periudha ka një aktivizim të veçantë tani të madh, më shumë se herët e tjera, ndoshta disa nga ju do bëni një udhëtim për çështje pune ose për zgjidhjen e një çështje familjare që ju preokupon. Një nga preokupimet do të jetë përmirësimi i kushteve të jetesës, përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja e të ardhurave dhe pikërisht këtë javë do keni mundësinë që të arrini këto qëllime në masën e duhur. Jeta juaj personale dhe erotike favorizohet dhe keni mundësi të kaloni bukur dhe me të dashurën atje ku shkoni, mjaft që të mos hapë probleme në fund të javës rreth personave të familjes tuaj. Ju që jeni në një lidhje dhe jeni të lindur në 10-ditshin e dytë të shenjës ruani marrëdhëniet dhe bashkëpunimet në fund të javës, ndërsa ju beqarët që jeni në kërkim të një lidhje, mund të keni takime të papritura dhe interesante në fund të kësaj.
Shigjetari: Java fillon më biseda, kontakte, por dhe me flirt e dashuri, diçka që është shumë e nevojshme. Sfera financiare gjithashtu favorizohet, pavarësisht pengesave të vogla që mund të keni, madje në qoftë se të tjerët ju detyrohen para, është momenti t’i kërkoni. Por edhe nëse ju keni borxhe ndaj të tjerëve, është momenti t’ju vijnë ata t’ju trokasin në derë. Në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, gjërat tani do të jenë më të qarta, pra konkurrenca dhe pozita, po në këtë fazë, pas datës 12 do dalë më hapur. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm e të duruar dhe të mos krijoni konfliktet në marrëdhëniet që ju zgjidhni t’i mbani. Shanse unike keni në jetën personale dhe fati është me ju, veçanërisht të lindurit në 10-ditshin e parë të shenjës.
Bricjapi: Jeni shumë të preokupuar me veten, me të tjerët, me një program të ngarkuar këto kohët e fundit, por këtë javë djersa dhe mundimi juaj, do të njihet. Do të keni një përfitim financiar, njëkohësisht pengesat do ju ndjekin dhe pas datës 12 puna do të jetë më rezultative. Jeta familjare ju sjell gëzime dhe njëkohësisht psikologjia juaj është në gjendje shumë të mirë, pavarësisht se disa mendime lidhur me sferën ekonomike ose lidhur me të ardhmen ju preokupojnë. Në fund të javës evitoni shpenzimet e tepërta dhe në qoftë se doni të bëni një investim, mirë është ta lini më vonë, pas datës 18 Janar.
Ujori: Java fillon me një histori dashurie ose me një preokupim financiar, në qoftë se doni të investoni, bëjini veprimet pas datës 21 Janar, pra me hënën e re në shenjën tuaj. Kjo javë premton shanse në jetën personale, mundësi për të kaluar bukur, një lidhje afektive, realizimin e një vepre ose të një aktiviteti, projekti që ju keni vendosur, por të gjitha këto duhet t’i bëni më në intimitet dhe më në mënyrë diskrete dhe paralelisht bëni një planifikim më të mirë me qëllim që kur të vijë ditëlindja juaj, pas datës 18 mund t’i realizoni më mirë këto projekte. Në fundjavë një çështje familjare mund t’ju befesojë, një takim me një person të rëndësishëm, ose mund të realizoni disa ndryshime që kishit planifikuar në lidhje me shtëpinë.
Peshqit: Problemet që mund të keni në familje ose në lidhje me pronën, shtëpinë tuaj, ose në lidhje me pronën, me punimet që mund të bëni gjatë kësaj periudhe në shtëpi, avash-avash këto probleme do të kalojnë dhe do të marrin rrugën e zgjidhjes. Miqtë dhe të dashurit tuaj janë pranë jush dhe ju mbështesin. Ndoshta të rishikoni një bashkëpunim tuajin kësaj periudhe, por mirë është që të merrni veprime përfundimtare në lidhje me të pas datës 18. Jeta personale dhe erotike ka shanse të mira këtë javë dhe mundësi për një ristabilizim të një marrëdhënie që ishte tronditur ose po kalonte një krizë, por paralelisht do të keni dhe shanse për marrëdhëniet të reja dhe mund të keni takime të fshehta kryesisht ju të shenjës së Peshqve. Ndërkohë sivjet keni shanse shumë të mira financiare dhe do fokusoheni atje gjatë gjithë vitit, por veçanërisht deri në Maj.
aaaaa