Serbët protestojnë kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe: S'e duam Asociacionin tuaj - Gazeta Express
string(76) "serbet-protestojne-kunder-vuciqit-dhe-listes-serbe-se-duam-asociacionin-tuaj"

Lajme

Gazeta Express

08/01/2023 12:44

Serbët protestojnë kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe: S’e duam Asociacionin tuaj

Lajme

Gazeta Express

08/01/2023 12:44

Një grup serbësh janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut në një protestë kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe.

Ata e akuzojnë Vuçiqin për “tradhti të lartë” dhe Listën Serbe për “tortura, pasurim, kërcënime e shantazhe”.

Protesta nisi pak pas orës 12:00 dhe të pranishmit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Vuçiq – Kosmeti nuk të do, na tradhtove, Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, na shitët”.

Një ekip i T7 po qëndron atje. Televizioni raporton se në fillim të protestës u dëgjuan këngë nacionaliste serbe.

Ivan Miletiq, një nga organizatorët e protestës, e mori fjalën i pari dhe i kërkoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që t’i tërheq policët nga veriu dhe t’i mbyllë stacionet e policisë atje.