“15 vite në burgun e Spaçit”, ish i dënuari tregon tmerret: Na linin 6 veta në qeli një metër katror - Gazeta Express
string(96) "15-vite-ne-burgun-e-spacit-ish-i-denuari-tregon-tmerret-na-linin-6-veta-ne-qeli-nje-meter-katror"

Shqiperi

Gazeta Express

04/01/2023 11:42

“15 vite në burgun e Spaçit”, ish i dënuari tregon tmerret: Na linin 6 veta në qeli një metër katror

Shqiperi

Gazeta Express

04/01/2023 11:42

Emisoni  “Opinion” në Tv Klan solli në vëmendje atë që konsiderohej si “ferri i kohës së komunizmit”, bëhet fjalë për kampin famëkeq të Spaçit, ku të burgosurit kanë vuajtur tortura çnjerëzore e madje shumë  prej tyre kanë humbur jetën. 

Gazetari Blendi Fevziu vizitoi këtë burg të tmerrshëm e po ashtu intervistoi një ish të dënuar, i cili i ka kaluar plot 15 vite të jetës së tij në kampin e Spaçit pasi u arratis drejt Jugosllavisë.

Blendi Fevziu: Sa vjet ke kaluar në Spaç?

Ish i dënuari: Rreth 15 vite në Spaç.

Blendi Fevziu: 15 vite dënim?  Sa u dënove?

Ish i dënuari: Unë jam dënuar 25, por 15 i kalova këtu se pjesën tjetër e kam bërë në kampe të tjera.

Blendi Fevziu: Me çfarë akuze?

Ish i dënuari: Tradhti e lartë ndaj atdheut, arratisje e plotë në Jugosllavi.

Blendi Fevziu: U arratise në Jugosllavi?

Ish i dënuari: Po.

Blendi Fevziu: Dhe të kthyen pas Jugosllavët dhe u dënove me 25 vjet?

Ish i dënuari: Po me 25 vjet.

Më tej ish i dënuari ka treguar port torturat çnjerëzore që praktikoheshin ndaj  të dënuarve në burgun e Spaçit. Ai tregon se si në birucat e këtij burgu, që ishin në madhësinë një metër katrorë izoloheshin deri në 6 persona.

Ish i dënuari: Këtu kanë qenë 4 biruca. Katër dhoma izolimi.

Blendi Fevziu: Këto ishin dhomat e famshme të izolimit?!

Ish i dënuari: Po këto kanë qenë një metër me një metër e gjysmë. Rrinin 3-4 vetë.

Blendi Fevziu: 3-4 vetë në një metër  me një metër e gjysmë?!

Ish i dënuari: Po ka pasur dhe 6 veta.

Blendi Fevziu: 6 veta në një metër e gjysmë katrorë? Lakuriq?

Ish i dënuari: Po me një xhaketë që ka qenë e hollë beze dhe me një këmishë beze.

Blendi Fevziu: Edhe sa  ju mbanin në biruc?

Ish i dënuari: Në biruc na dënonin një muaj./tvklan.al