“Kam dyshime, se di sesi e kanë pritur publiku pjesën e ‘Drag Queen’ dhe LGBT-së” - Gazeta Express
string(76) "kam-dyshime-se-di-sesi-e-kane-pritur-publiku-pjesen-e-drag-queen-dhe-lgbt-se"

“Kam dyshime, se di sesi e kanë pritur publiku pjesën e ‘Drag Queen’ dhe LGBT-së”

TV/Film

Gazeta Express

03/01/2023 19:47

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edoni apo Victoria Owns që pas nominimeve së mbrëmshme nuk është parë në disponim të mirë.

“Thjesht unë nuk dua të dënohem për një gabim që nuk është veti e personalitetit tim. Po dyshoj se si njerëzit ndihen për faktin që unë bëj ‘drag’ dhe që jam pjesë e komunitetit (LGBT)”, ka thënë Edoni pos tjerash.

Lexo Edhe:

Nominimet e mërzitën atë shumë, por nuk munguan as këshillat e Xhulit për ta kaluar këtë situatë “të rëndë”.

“Mbaje në mend që ne e kemi Gjermaninë, Zvicrën, Malin e Zi e Maqedoninë që kanë me na votu, a po mendon se atje në Gjermani e Zvicër nuk ka plot shqiptarë që janë pjesë e këtij komuniteti? Unë e pëlqej mentalitetin tënd dhe që eksperiencon me seksualitetin tënd”, i ka thënë Xhuli pos tjerash.