string(38) "ja-si-te-humbisni-kilogramet-e-festave"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

02/01/2023 18:44

Ja si të humbisni kilogramët e festave

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

02/01/2023 18:44

Keni shtuar peshë gjatë pushimeve? Mos i injoroni disa kilogramë apo gramë më tepër sepse ato mund të shtohen dhe më pas do të duhet kohë për t’i humbur.

Fillimisht në mëngjes hani bukë 100% integrale, djath ose vezë (maksimumi 4 vezë në javë), kos ose qumësht me drithëra. Mos i anashkaloni frutat (2-3 fruta në ditë) të cilat gjithashtu mund të plotësojnë nevojën tuaj për ëmbëlsira.

Hani një vakt kryesor dhe një vakt të lehtë në ditë. Sigurohuni që ta hani darkën tuaj relativisht herët dhe të paktën 2-3 orë para se të shkoni në shtrat. Vakti i lehtë i ditës duhet të përmbajë perime me bollëk. Një zgjedhje shumë e mirë janë edhe supat me perime, të cilat janë shumë më të këndshme se sa një sallatë. Mos i rëndoni me shumë yndyrë si krem apo gjalpë.

Reduktoni marrjen e mishit të kuq në maksimum 1 herë në javë.  Mos harroni bishtajoret. Janë ushqyese kur nuk gatuhen me shumë vaj, konsumojini të paktën njëherë në javë.

Mundohuni të pini alkool, sidomos nëse e keni tepruar gjatë pushimeve. Nëse arrini të filloni me abstenim të plotë për ëmbëlsirat, rezultati juaj do t’ju habisë. Shmangia e sheqerit ndihmon në reduktimin e yndyrës në trup.  Pini shumë ujë.  Mos harroni stërvitjen.  Edhe vetëm ecja për 30 minuta, 5 ditë në javë do të bëjë një ndryshim. Dhe ushtrimet jo vetëm që ndihmojnë në humbjen e peshës, por janë aleati juaj më i mirë në mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore./tvklan.al