Një adoleshent e kaloi ditën e Krishtlindjes në spital pasi gëlltiti një kandil deti blu teksa po notonte në plazhin Bondi në Australi.
18-vjeçari ka arritur të dalë në breg pasi thumbi i është tërhequr në gojë, ku i është dhënë ndihma e parë nga rojet e shpëtimit, të cilët kanë thirrur ambulancën.
Nuk dihet sesi kandili i kaltër ka përfunduar në gojën e djalit apo ka qenë i ngordhur apo i gjallë kur e ka gëlltitur.
Kandil deti me sy blu noton në sipërfaqen e oqeanit dhe lëviz nga era dhe rryma. Studiuesit thonë se rreth 1 në 6 australianë janë kafshuar nga një kandil, si dhe kujdestarët e shpëtimit ndihmojnë më shumë se 40,000 pickimeve çdo vit.
Kushdo që pickohet nga një kandil deti blu, këshillohet të aplikojë nxehtësinë në pickim sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse uji i nxehtë nuk është i disponueshëm, rekomandohet një kompresë e ftohtë për të ndihmuar me dhimbjen.
/Gazeta Express