string(87) "gjendja-e-gatishmerise-per-lufte-serbia-aktron-ne-kufi-pala-kosovare-e-demanton-vuciqin"

Ballina

Gazeta Express

27/12/2022 17:00

Gjendja e gatishmërisë për luftë –Serbia aktron në kufi, pala kosovare e demanton Vuçiqin

Ballina

Gazeta Express

27/12/2022 17:00

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka demantuar presidentin  serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë dje se “Kosova i ka ngritur forcat e saj në gjendje gatishmërie për luftë”.

Përkundrazi, Sveçla thotë se Serbia e ndikuar nga Rusia e ka rritur gatishmërinë ushtarake për ta sfiduar Republikën e Kosovës.

“Deklarimet se Republika e Kosovës ka ngritur gjendje gatishmërie janë tërësisht të pavërteta dhe janë pjesë e propagandës së dyshes Serbi- Rusi.  Është pikërisht Serbia e ndikuar nga Rusia ajo që ka ngritur gjendje gatishmërie ushtarake, po urdhëron ngritjen e barrikadave të reja, për të arsyetuar dhe mbrojtur grupet kriminale që terrorizojnë në veçanti qytetarët e etnisë serbe që jetojnë në Kosovë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri i Brendshëm ka theksuar se – Kosova nuk dëshiron luftë, por është Beogradi që po i mbështetë publikisht barrikadat në Veriun e Kosovës.

“Me barrikadat si mjet, Serbia po lufton sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit fqinj, Kosovës, ndërkaq ne jemi të interesuar të luftojmë krimin dhe bandat kriminale, brenda shtetit tonë, të kujtdo qofshin ato”, ka thënë Sveçla

Propaganda ruso-serbe është rritur në nivele të larta ditëve të fundit. Mbrëmë Vuçiq tha se Kosova e ka ngritur gjendjen e gatishmërisë të forcave të saj dhe se me 1500  trupa do t’ia mësyej Veriut.

Të dielën disa media të lidhura me Kremlinin dhe regjimin e Vuçiqit publikuan një video (montazh) duke pretenduar se në Zubin Potok është duke u përleshur policia e Kosovës me serbët lokalë.

Lajmi u demantua nga Policia, por kjo propagandë kishte një qëllim – Beogradi ishte duke fshehur një incident që ndodhi po atë natë në Veri.

Një patrullë e KFOR’it u sulmua në Zubin Potok, gjë që u konfirmua edhe nga vetë KFOR’i në Kosovë.

Por Beogradi vazhdon të mohojë sulmet nga strukturat kriminale janë duke vepruar në Veri si ato ndaj gazetarëve dhe misioneve të huaja ndërkombëtare.

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, tha madje se “Albin Kurti mund t’i organizojë sulmet ndaj KFOR’it për ta fajësuar serbët”.