string(68) "rritet-numri-i-hyrjeve-drejt-shqiperise-emigrantet-festojne-ne-atdhe"

Shqiperi

Gazeta Express

23/12/2022 15:43

Rritet numri i hyrjeve drejt Shqipërisë, emigrantët festojnë në atdhe

Shqiperi

Gazeta Express

23/12/2022 15:43

Pika kufitare e Kapshticës në juglindje të vendit ka pasur një rritje të numrit të personave të cilët kanë hyrë drejt tokës së Republikës së Shqipërisë.

Dy ditët e fundit janë mbi 6000 persona të cilët kanë përdorur këtë pikë kufitare për t’u futur drejt Shqipërisë, më së shumti emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin grek, të cilët vijnë për të festuar festat e fundvitit afër familjarëve të tyre

Nuk paraqiten radhë të gjata pasi pala e doganës shqiptare është duke punuar me kapacitet maksimal, ku janë 4 sportele në hyrje e 2 në dalje ndërkohë më e gjatë është radha në tokën greke, pasi pala greke punon vetëm me dy sportele dalëse.

/Gazeta Express

aaaaa