Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka shfrytëzuar rastin për të uruar qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e 33 vjetorit të themelimit të LDK-së.
Quni ka uruar edhe ata që kanë vepruar në kuadër të partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.
Ai tutje ka uruar edhe ata që kanë qenë pjesë e LDK-së por që tashmë gjenden në parti të tjera politike.
“Urime edhe atyre që janë rritë në LDK dhe që tashmë gjenden në parti të tjera politike”, ka thënë Quni./Express/
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...