Detaje të reja janë bërë të ditura rreth aksidentit të ndodhur ditën e sotme në Llogara, ku një 17- vjeçar është aksidentuar teksa po kalonte rrugën nga një mjet i drejtuar nga Vasil Bollano, ish-kryebashkiaku i Himarës.
Bëhet me dije se i riu Elio Hamiti është në gjendje kome dhe pritet të niset për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.
Ndërkohë, Bollano është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin. /Gazeta Express