Sot Kryeministri Edi Rama ka vizituar banorët e një lagje në Baldushk ku dhe janë ndërtuar shtëpi të reja për familjarët që humbën strehat e tyre nga tërmeti i nëntorit.
Gjatë bisedës Rama ka folur edhe rreth shembjes së pallatit te “Myslym Keta”.
Sipas tij ai ishte i rrezikshëm dhe se nuk kupton rezistencën e banorëve teksa shtoi se të gjithë personave që jetojnë aty do u jepet bonusi i qirasë.
“Dua të nënvizoj dhe një herë, shpesh herë serviren në pasqyrat e gjysëm të vërtetave pamje familjesh që thuhet se janë braktisur. Po ju them se të gjitha janë gënjeshtra. Nuk ka një familje të vetme, të gjitha janë gënjshtra, që të jetë dëmtuar e të mos u jetë dhënë bonusi i qirasë. Ka familje që kanë preferuar të mos lëvizin nga cadra, keni parë disa prej tyre, që janë në cadër, është e drejta e tyre, kanë bagëtitë aty, kanë tokën aty pranë, puna e tyre ne nuk i detyrojmë, ama numri i atyre që kanë qëndruar në çadra kanë qënë minimal.
E njëjta gjë dhe për ata që bëjnë ca rezistenca që nuk arrij ti kuptoj. Si mund të jetojnë në atë pallatin që u shemb këto ditë, çfarë njerëzish janë ata që u dalin në mbrojtje. Ai pallat bën muu që është i rrezikshëm, me një goditje matrapiku binte 2 kate përnjëherë. Atyre u është thënë se do marrin apartamentet e reja”, tha Rama
/Gazeta Express