Një makinë ka përplasur një biçikletë mbrëmjen e sotme në rrugë Shkodër- Koplik në fshatin Shtoj i Ri.
Blutë bëjnë me dije se nga përplasja ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i biçikletës, shtetasi A.M 59 vjeç. 59-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj i Ri, mjeti tip Volkswagen, me drejtues shtetasin I. K. 68 vjeç, ka përplasur shtetasin A. M. 59 vjeç, i cili levizte me biçikletë.
Shtetasi A. M. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...