Një i lënduar me mjet të mprehtë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë - Gazeta Express
string(68) "nje-i-lenduar-me-mjet-te-mprehte-ne-rrugen-bill-clinton-ne-prishtine"

Gazeta Express

15/12/2022 19:33

Një i lënduar me mjet të mprehtë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë

Gazeta Express

15/12/2022 19:33

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 18:30 ka pranuar një informatë se një person i lënduar ndodhet në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Në përgjigjen e Policisë për Gazetën Express thuhet se bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

“Sot rreth orës  18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar  ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia  ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.