E akuzuar për korrupsion, GJKKO dënon gjyqtaren Mimoza Margjeka - Gazeta Express
string(62) "e-akuzuar-per-korrupsion-gjkko-denon-gjyqtaren-mimoza-margjeka"

Shqiperi

Gazeta Express

15/12/2022 14:58

E akuzuar për korrupsion, GJKKO dënon gjyqtaren Mimoza Margjeka

Shqiperi

Gazeta Express

15/12/2022 14:58

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, e cila dyshohet se mori 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec për veprën penale “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Dënimi i saj është pezulluar për t’u kthyer në 3 vite shërbim prove dhe i hoqi të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Ndërsa bashkëshorti i Margjekës, Arben Cara, është dënuar me 4 vite burg me akuzën e korrupsionit pasiv.

Klaudjo Zhilla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, është dënuar me 3 vite burg.

Ndërkohë, avokati Skënder Deminaj, edhe ai i akuzuar për “Korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, u dënua me 3 vjet burg, por dënimi u pezullua në shërbim prove.

/Gazeta Express