string(71) "permbytjet-ne-shqiperi-si-paraqitet-situata-pas-nderprerjes-se-reshjeve"

Shqiperi

Gazeta Express

12/12/2022 9:36

Përmbytjet në Shqipëri, si paraqitet situata pas ndërprerjes së reshjeve

Shqiperi

Gazeta Express

12/12/2022 9:36

Reshjet e shumta të shiut sollën përmbytje në vendin tonë. Gjatë orëve të fundit nga mungesa e reshjeve duket se situata po shkon drejt përmirësimit.

Lezhë kemi patur mesatarisht rreth 30 mm reshje. Në Njësitë Administrative Blinisht dhe Dajç ujë është tërhequr dhe nuk kemi sipërfaqe të përmbytur. Ne Njësinë Administrative Zejmen deri ne keto momente jane te permbytura rreth 30ha, në Tresh.

Në Nj.Adm Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në njësinë administrative Balldren, ish Këneta e Torovicës. Ne hidrovorin Balldre kuota -1.8 m nga – 1.5 kuote kritike. Ne hidrovorin Tale Njesia Adm Shenkoll kuota -0.7 m nga -1.0 kuota kritike.

Ndërkohë në Bashkinë Kurbin sasia e rreshjeve te rena eshte rreth 45 mm. Hidrovoret jane ne pune me kapacitet te plote dhe furnizimi me energji ka qene normal. Niveli i ujrave, kryesisht ne KUL, ka qene ne ulje, duke bere keshtu minimizimin e rriskut per te dale jashte argjinatures. Ne banesat e rrethuara nga uji ka patur terheqje duke sjelle normalizimin e situates, vazhdon puna per pastrimin e kanaleve dhe perforcimin e pikave te dobeta te argjinaturave. Shkarkimi i bere nga hidrc.i Ulzes dhe Shkopetit, pavaresisht sasise se rreshjeve te rena, nuk shkaktoi fryerje te rrezikshme te lumit Mat.

Ka probleme ne KUL Mamurras dhe KUL Kurbin me kuotat e larta dhe dalje e ujit ne anen e siperme te tyre ne fshatin Gjorm dhe ne Shullaz. Ka rreth 210 ha toke bujqesore te permbytura ne ish keneten Gjormit.

Gjithashtu në bashkinë Mirdite ne fshatin Lgjin, Nj.A Orosh, ka prezence dheu ne rruge, fadromat e bashkise po punojne per pastrimin e rruges.

Situata në bashkite Permet dhe Kelcyre eshte e qete. Probleme ne komunitet nuk ka patur. Reshjet e shiut kane pushuar dhe infrastuktura eshte normale. Pjesa me e madhe e fshatrave u furnizuan dje me energji elektrike. Ekipi OSHEE eshte ne teren dhe po punon per furnizimin e tre fshatrave te mbetur te NjAd Petran, Bashkia Permet.

Situata ne te dyja bashkite Tepelene dhe Memaliaj paraqitet e qete skemi situate emergjente. Ruga qe lidh fshatrat e Kurveleshit eshte e kalueshme dhe sot do te punohet ne te per pastrimin e zhavoreve te ardhura nga lart.
Persa i perket funizimit me energji nuk paraqitet problematike.

Ndërsa në Dibër në orët e vona të natës janë ndërprerë reshjet e shiut. Përrenjtë kanë prurje për shkak të shkrirjes së borës por nuk ka probleme. Ka pasur ndërprerje të energjisë në disa zona të thella.

/Gazeta Express