Pse nuk duhet t’ia tregojmë askujt ëndrrat që shohim - Gazeta Express
string(51) "pse-nuk-duhet-tia-tregojme-askujt-endrrat-qe-shohim"

Shqiperi

Gazeta Express

10/12/2022 10:07

Pse nuk duhet t’ia tregojmë askujt ëndrrat që shohim

Shqiperi

Gazeta Express

10/12/2022 10:07

Ekzistojnë disa teori që kërkojnë të shpjegojnë se pse ëndërrojmë apo interpretojmë kuptimin e ëndrrave tona.

Një tjetër teori e rëndësishme është simulimi i rreziqeve. Truri në fazën e ëndërrimit, përgatitet për më të keqen duke e përjetuar atë situatë: është sikur të përpiqesh të stërvitesh ose të përgatitesh për frikërat e jetës reale.

Duke marrë shtysë nga teoria e simulimit të rreziqeve, është e mundur të supozohet se kjo tendencë vjen nga nevoja për të ndarë ëndrra veçanërisht mbresëlënëse, për të marrë nga personi tjetër një mënyrë dhe një vizion tjetër për t’i rrokur dhe kuptuar, dhe në fund përgatitur për to.

Duhet të kemi parasysh se ëndrrat tona janë të lidhura me emocionalitetin tonë, kështu që rrëfimi ndikohet nga ndjenjat tona. Në këtë dritë, është e lehtë të kuptojmë se ëndrrat që për ne janë të ngarkuara me përmbajtje, mund të duken të parëndësishme dhe nganjëherë qesharake për ata që na dëgjojnë.

Ne priremi të mendojmë se ëndrrat tona janë me të vërtetë të çuditshme, por në fakt, rreth 80 për qind e ëndrrave përshkruajnë situata të zakonshme. Çështja është se ne tentojmë të kujtojmë dhe të flasim për ato më të çuditshmet. Informacioni që nuk kuptojmë shpesh mund të nxisë kuriozitetin tonë, veçanërisht në prani të emocioneve të forta: mospërputhjet dhe situatat që duket se janë të pakuptimta në ëndërr na duken të mbushura me kuptime, që meritojnë diskutime dhe interpretime.