Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një vizitë zyrtare në Bruksel ka nënshkruar me Komisioneren për Punët e Brendshme në BE, Ylva Johanson, Planin BE-Shqipëri Kundër Terrorizmit.
Çuçi është shprehur se ky bashkëpunim sipas tij është një tjetër dëshmi domethënëse e besimit të ndërtuar dhe e punës që Shqipëria ka bërë në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
“Ky dokument garanton një bashkëpunim tërësor me Bashkimin Europian, si dhe është një tjetër dëshmi domethënëse e besimit të ndërtuar dhe e punës që Shqipëria ka bërë në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ne punojnë ngushtësisht me Bashkimin Europian për sigurinë e përbashkët të unionit dhe prë ruajtjen e vlerave e parimeve themlore të BE-së”, thotë ministri Çuçi.
/Gazeta Express
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...