Tregimi i javës / Franc Kafka: Largimi - Gazeta Express
string(35) "tregimi-i-javes-franc-kafka-largimi"

Arte

Gazeta Express

09/12/2022 17:19

Tregimi i javës / Franc Kafka: Largimi

Arte

Gazeta Express

09/12/2022 17:19

Tregimi i Franc Kafkës Largimi (Der Aufbruch) është botuar nga miku i Kafkës, Max Brodi, diku në pranverën e vitit 1922, në librin “Tituj që vinë nga Redaktori” – Titeln, die vom Herausgeber stammen“

LARGIMI

Lexo Edhe:

Unë urdhërova ta nxirrnin kalin tim nga stalla. Shërbëtori nuk më kuptoi. Hyra vetë në stallë, i vura kalit shalën sipër dhe hipa mbi të. Nga larg dëgjova një goditje trumbete, e pyeta se çfarë do të thoshte. Ai nuk dinte asgjë dhe nuk kishte dëgjuar asgjë. Më ndaloi te porta dhe më pyeti: “Ku shkon zotëria im me kalë?” “Nuk e di,” i thashë, “vetëm larg nga këtu, vetëm larg nga këtu. Gjithmonë larg nga këtu, kjo është mënyra e vetme për të arritur qëllimin tim”. “Pra, ju veç e dini qëllimin tuaj?”, pyeti ai. “Po”, u përgjigja, “të thashë, “larg-këtej” – ky është qëllimi im”. “Nuk keni ushqim me vete”, tha ai. “Nuk kam nevojë për ndonjë”, thashë, “udhëtimi është aq i gjatë sa do të vdes ashtu-ashtu nga uria nëse nuk arrij të marr ndonjë gjë rrugës. Asnjë furnizim ushqimor nuk mund të më shpëtojë. Fatmirësisht është një udhëtim vërtet i jashtëzakonshëm”.

Përktheu nga origjinali: Ardiana Abazaj

Tregimi i Franc Kafkës Largimi (Der Aufbruch) nuk është botuar nga autori por nga miku i tij Max Brodi. Diku në pranverën e vitit 1922, në librin “Tituj që vinë nga Redaktori” („Titeln, die vom Herausgeber stammen.“)

Pavarësisht se tregimi është i shkurtër njësoj si pothuajse të gjitha tregimet e tjera nga autori, lë hapësirë për interpretime nga fusha të ndryshme shoqërore, psikologjike e shpirtërore.

Ajo çfarë shtjellon Kafka në tregimet e tij është kryesisht pushteti i masës mbi individin e vetëm. Në shumicën e rasteve njësoj sikurse edhe të tregimi më poshtë kemi individë të caktuar të cilët vihen para sprovave të mëdha, p.sh.: Gjyqtarë, roje, baballarë, e madje të tregimi Para gjyqit kemi edhe një roje porte. Edhe të Largimi, janë veç dy personazhe njëri që ka një mision para vetes dhe tjetri që është shërbëtori i tij. Teksti është i shkurtër, pikëpyetjet janë të shumta. Njësoj sikurse edhe të tregimet tjera, edhe të ky tregim, titulli përshtatet në mënyrë perfekte me ngjarjen. Thelb i ngjarjes është arratia, largimi. Po për ku?

Nëse nisemi nga secila fjali veç e veç p.sh., dëgjimi i trumbetës nga larg vetëm për zotërinë dhe jo për shërbëtorin është njësoj sikurse porta Përpara gjyqit, që nuk hapej për secilin, por vetëm për atë, të cilit i ishte caktuar. (Motiv të cilin e hasim shpesh në tregime religjioze apo shpirtërore)  Fakti që zëri vjen nga larg, zotëria niset dhe nuk di për nga vetëm e di se për diku larg, sidomos larg nga këtu dhe se e di qëllimin e tij, d.t.th, se autori bën një largim drejt të panjohurës, si fizikisht ashtu dhe shpirtërisht, sepse përveç largimit ai nuk mendon të marrë diçka që hahet me vete dhe me sa duket protagonisti heq dorë edhe nga gjërat materiale. Tregimi ndërtohet mbi të panjohurën, dy figura që dallojnë autoritet nga njëra tjetra dhe një mision i madh, sepse autori e përshkruan si të jashtëzakonshëm.

/Gazeta Express