Analisti i përhershëm në emisioni “Favoriti i Botërorit” në T7, Liridon Leci, ka përzgjedhur formacionin më të mirë të deritanishëm në Kupën e Botës “Katar 2022”.
11-shja më e mirë është e bazuar në ndeshjet e fazës së grupeve, si dhe të 1/8 së finales, shkruan Gazeta Express.
Në formacionin e Lecit ka zënë vend edhe mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, i cili u shpall lojtari i ndeshjes kundër Serbisë.
Më së shumti të përzgjedhur nga Kombëtarja e Brazilit; Alisson Becker, Thiago Silva e Casemiro.
Edhe trajneri i Brazilit, Tite, është i përzgjedhur nga ish-futbollisti kosovar, si trajneri më i mirë deri më tani.
20-vjeçari, Josko Gvardiol, është në formacionin e më të mirëve të Lecit, aty ku nuk mungojnë as yjet e Paris Saint-Germainit, Lionel Messi e Kylian Mbappe.
/Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...