Merr flakë makina në ecje, brenda mjetit edhe dy fëmijë të mitur - Gazeta Express
string(63) "merr-flake-makina-ne-ecje-brenda-mjetit-edhe-dy-femije-te-mitur"

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 22:59

Merr flakë makina në ecje, brenda mjetit edhe dy fëmijë të mitur

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 22:59

Foto ilustruese

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në Kamëz.

Lexo Edhe:

Sipas njoftimit të policisë zjarri në makinë ka ardhur pas një rrjedhjeje gazi. Brenda në makinë ndodhej drejtuesi O.N, dhe bashkë me të në mjet ishin bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur.

Të katër personat që ndodheshin në automjet janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së mjekimit ata janë larguar në banesë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.12.2022, në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Gazeta Express