Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se në disa qytete të vendit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e punimeve në rrjetin e tensionit të lartë.
Bëhet me dije se ditën e premte nga ora 07:00-12:00 do të stakohet energjia elektrike në zonat rreth rajoneve Berat, Kuçovë, Çorovodë dhe Fier.
Zonat që preken janë:
Berat
Pjesërisht qyteti Berat dhe fshatrat Velabisht, Rroshnik, Vodicë, Bregas, Duhanas, Kostren, Remanic, Starovë, Otllak, Lumas, Moravë, Orizaj, Kutalli, Drenovicë, Samaticë, Rërza, Pobrat, Çukalat dhe Slanicë
Pjesërisht qyteti i Poliçanit, Çorovoda dhe fshatrat Bargullas, Nishovë, Novaj, Provonik, Kalluç, Mbrakull, Tërpan, Torozhan, Çerenisht, Nishicë, Veleshnjë, Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnjë, Gjorgovë, Tomorricë, Store, Vërzhezhë, Munushtire, Kakruk, Vendreshe, Spatharë, Krorëz, Dobrushë dhe Bogovë
Kuçovë
Pjesërisht: disa lagje të qytetit dhe fshatrat Sinjë, Perondi, Poshnjë, Kozarë, Tapi, Çiflik, Gegë, Avaleas, Arrëz, Bozok, Salc-Kozarë, Ferras, Drizë, Frashër, Dikater, Guri i Bardhë, Goricë, Syzes, Malas-Grop, Banaj, Gajd, Sheq, Vokopol, Skrevan, Lagjet: Qylet, Pellumbas, Qamic, Goricë, Manastir, Cobot,
Fier
Pjesërisht: Roskovec, Driz, Driz, Vidhisht, Kurjan, Velmish, Vlosht, Ngjeqar dhe Strum./