Policia arreston një 22-vjeçar pasi kërcënoi Zana Avdiun - Gazeta Express
string(56) "policia-arreston-nje-22-vjecar-pasi-kercenoi-zana-avdiun"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2022 23:44

Policia arreston një 22-vjeçar pasi kërcënoi Zana Avdiun

Lajme

Gazeta Express

07/12/2022 23:44

Aktivistja dhe analistja Zana Avdiu, ditëve të fundit ka qenë në fokus të kërcënimeve pas reagimit të saj  në lidhje me kritikën që i bëri gjestit të Granit Xhakës në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë. Rastet e tilla ajo i ka denoncuar në Polici, çka ka aktivizuar hetuesit dhe tashmë një person është arrestuar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se pas nisjes së hetimeve në drejtim të veprës penale “Kanosje”, Policia ka arritur që të identifikojë një person të dyshuar për njërin nga kërcënimet që ka pranuar Avdiu.

Lexo Edhe:

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për një 22-vjeçar, i cili është shoqëruar sot në stacion policor për intervistim dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se hetuesit policorë po vazhdojnë identifikimin e  personave të tjerë të dyshuar, të cilat janë përfshirë në kërcënimet ndaj aktivistes.

Avdiu e kritikoi Xhakën pse i kapi organet gjenitale kur iu drejtuar bankës serbe dhe i shau ata me nënë gjatë ndeshjes së tensionuar në Katar.

Ajo shkroi pas ndeshjes: “Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!”