Sarrazin: Prishtina e di që Asociacioni duhet të diskutohet - Gazeta Express
string(58) "sarrazin-prishtina-e-di-qe-asociacioni-duhet-te-diskutohet"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2022 22:02

Sarrazin: Prishtina e di që Asociacioni duhet të diskutohet

Lajme

Gazeta Express

07/12/2022 22:02

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin ka thënë se Kosova është e vetëdijshme që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë në diskutim.

Sipas Sarrazin, kjo gjë është e qartë për Prishtinën.

Lexo Edhe:

“Për ASK-në janë pajtuar në vitin 2013 në Marrëveshjen e Brukselit dhe mendoj që është e qartë për Prishtinën që diskutimet duhet të zhvillohen”, ka thënë Sarrazin për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Këto deklarata Sarrazin i ka dhënë sot në Bruksel, ku në kuadër të një diskutimi të organizuar nga Miqtë e Evropës, ka thënë se situata në Kosovë është e tensionuar. /GazetaExpress