Eroll Salihu: Serbia ka lob të fuqishëm, andaj u dënua më pak sesa që do të duhej - Gazeta Express
string(79) "eroll-salihu-serbia-ka-lob-te-fuqishem-andaj-u-denua-me-pak-sesa-qe-do-te-duhej"

Botërori 2022

Gazeta Express

07/12/2022 22:08

Eroll Salihu: Serbia ka lob të fuqishëm, andaj u dënua më pak sesa që do të duhej

Botërori 2022

Gazeta Express

07/12/2022 22:08

Federata serbe e futbollit u gjobit me 20,000 franga zvicerane për shkak se në dhomat e zhveshjes u shfaq harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb.

Aty ishte edhe një shkrim: “S’ka dorëzim”, transmeton Gazeta Express.

Ky gjest ndodhi në ndeshjen e parë të Serbisë në Kampionatin Botëror ndaj Brazilit.

Kryetari i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Kosovës dhe ish-sekretari gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu në lidhje direkte në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7 tha se dënimi është i butë.

“Ne kemi pasë raste të shumta. Nuk ka drejtësi të përgjithshme. Duhet me qenë shumë ma i mirë se kundërshtari. Është shenjë e mirë që është dënuar. Ju kujtohet ndeshja Serbi Shqipëri. UEFA as që e ka marrë për bazë Federatën Shqiptare dhe argumentet e tyre. Aty ka pasë sulm masiv ndaj kombëtares shqiptare. Dënimet nuk janë cdoherë të drejta. FFK nuk ka fuqi të madhe në FIFA. Mendoj që është mirë që është dënu, dënimi nuk është adekuat. Lobimi serb është i fuqishëm, andaj është dënuar më pak sesa që duhej. Është mirë që ne nuk kemi bërë ndonjë skandal. Serbia është e njohur për skandale. Mund të dënohej lojtarët dhe stafi, nuk guxon të ketë në zhveshtore. Nuk ka qenë thjesht një baner, por thirrje për luftë. Nuk besoj se do të ankohet pala serbe. E dinë që është një dënim i butë. Rasti është hapur nga delegati i ndeshjes, jo nga Federata e Kosovës apo e Shqipërisë. Ekziston shkalla e dytë për ankesë”, tha Salihu. /Gazeta Express/