Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e kanë përkrahur Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional
Nga nëntë vota, katër ishin për, tri kundër dhe dy abstenime.
Nga Lëvizja Vetëvendosje abstenuan Visar Korenica dhe Eman Rrahmani
Pasi mori përkrahjen e Komisionit ky Projektligj shkon në seancë për votim.
Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti është protestuar disa herë në Prishtinë, me kërkesën që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.
Më 23 qershor, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional.
Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm një abstenim projektligji për Trustin nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Për këtë temë u zhvillua debat i gjerë, me akuza e kundërakuza në mes të përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.
Pozita është shprehur kategorikisht kundër lejimit të tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...