La studimet për laborant dentar i riu shqiptar dënohet me 1 vit burg për trafik droge në Britani - Gazeta Express
string(96) "la-studimet-per-laborant-dentar-i-riu-shqiptar-denohet-me-1-vit-burg-per-trafik-droge-ne-britani"

Shqiperi

Gazeta Express

07/12/2022 12:48

La studimet për laborant dentar i riu shqiptar dënohet me 1 vit burg për trafik droge në Britani

Shqiperi

Gazeta Express

07/12/2022 12:48

Një i ri shqiptar, i cili u arrestuar për trafik droge është dënuar me 12 muaj burg në Britaninë e Madhe.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për shtetasi Renaldo Shyti 23 vjec, i cili thuhet se kryente rolin e transportuesit të drogës.

Shyti u kap nga policia teksa ishte ulur në një parkim makinash në Suffolk Retail Park më 8 tetor të këtij viti. Gjatë kontrollit të ushtruar, të riut shqiptar iu gjetën 22 doza kokaine në një çorape në derën e shoferit.

Shyti i tha policisë gjatë arrestimit se; “Gjërat ishin mirë, pasi dikush më detyroi të bëj diçka.”. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, i riu tha se kishte qenë i pastrehë dhe i kishte kërkuar dikush që të dorëzonte sasinë e drogës, me qëllim shlyerjen e një borxhi prej 5 mijë paundësh.

Gjykata u njoh mes të tjerash dhe me faktin se i riu para se të vinte në Britani, kishte qenë duke vijuar studimet për laborant dentar në vendin tonë.