Rrëmbeu qentë e këngëtares së famshme dhe qëlloi kujdestarin e tyre, burri dënohet me 21 vite burg - Gazeta Express
string(97) "rrembeu-qente-e-kengetares-se-famshme-dhe-qelloi-kujdestarin-e-tyre-burri-denohet-me-21-vite-burg"

Rrëmbeu qentë e këngëtares së famshme dhe qëlloi kujdestarin e tyre, burri dënohet me 21 vite burg

Rozë

Gazeta Express

06/12/2022 18:20

James Howard Jackson, i cili rrëmbeu qentë e Lady Gaga -s dhe qëlloi personin përgjegjës për shëtitjen e tyre, është shpallur fajtor nga gjykata.

Jackson u shpall fajtor për tentativë vrasje, komplot për grabitje dhe sulm me armë pak muaj pasi sulmoi kujdestarin e qenve të këngëtares së njohur.

Lexo Edhe:

Sipas mediave të huaja, rrëmbyesit nuk e prisnin që qentë i përkisnin një gruaje kaq të famshme si Lady Gaga. Bashkëpunëtorët e tij dëshmuan nuk kishin planifikuar të rrëmbenin qentë e Gaga-s, thjesht raca e bulldogut është veçanërisht e popullarizuar dhe donin t’i shisnin. /abcnews.al