"Siguria e Evropës është sfiduar nga Rusia”, Marin: Çfarë do diskutojmë në samit - Gazeta Express
string(76) "siguria-e-evropes-eshte-sfiduar-nga-rusia-marin-cfare-do-diskutojme-ne-samit"

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 11:19

“Siguria e Evropës është sfiduar nga Rusia”, Marin: Çfarë do diskutojmë në samit

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 11:19

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin mbërriti në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Në fjalën e saj para mediave u shpreh se do të diskutohen për shumë çështje ndërsa e cilëson të rëndësishme për jetën e qytetarëve marrëveshjen Roaming.

Do të diskutojmë së  bashku për të ardhmen evropiane, sidomos në këto kohë kur mjedisi i sigurisë së Evropës është sfiduar nga Rusia. Është shumë e rëndësishme që të kemi një tryezë të përbashkët rreth së cilës të diskutojmë këto çështje e shumë çështje të tjera kur vjen fjala për energjinë, për zgjerimin e BE-së dhe për çështje të rëndësishme.

Për shembull, jam shumë entuziaste dhe e lumtur për aspektin e marrëveshjes së roaming, që do ulë tarifat, këto janë aspekte që përmirësojë jetët e njerëzve”, theksoi ajo.

Gjithashtu kryeministrja e Estonisë Kaja Kalla  ka mbërritur në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku është pritur nga Kryeministri Edi Rama.

Ajo është shprehur se Estonia është mbështetëse e fortë e anëtarësimit në BE të anëtarëve të rinj.

“Jam shumë e kënaqur për këtë Samit, jam shumë e kënaqur që ndodhem këtu në Tiranë për këtë Samit. Presim me padurim diskutimet. Estonia është mbështetëse e fortë e anëtarësimit në BE dhe anëtarët e rinj të bëhen pjesë e BE. I jemi shumë mirënjohës Shqipërisë për punën në Këshillin e Sigurimit dhe në punën për Ukrainën. Kemi një Europë, një botë, na duhet të punojmë për paqen në këtë rajon, faleminderit”, ka thënë Kaja Kalla.

/Gazeta Express