Bujar Osmani: Nëse dëmtohet Kosova, Maqedonia e Veriut tërhiqet nga ‘Ballkani i Hapur’ - Gazeta Express
string(82) "bujar-osmani-nese-demtohet-kosova-maqedonia-e-veriut-terhiqet-nga-ballkani-i-hapur"

Bujar Osmani: Nëse dëmtohet Kosova, Maqedonia e Veriut tërhiqet nga ‘Ballkani i Hapur’

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 10:30

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani shprehet se Maqedonia e Veriut do të tërhiqet nga nisma nëse dëmtohet Kosova. 

I ftuar në Syri tv, ministri thotë se nisma e Ballkanit të Hapur ka për qëllim eliminimin e barrierave dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes shteteve. 

Lexo Edhe:

“Nëse dikush më dëshmon që me Ballkanin e Hapur dëmtohet drejtpërdrejt interesi i Kosovës, ja ku po e them publikisht se Maqedonia e Veriut nuk do të qëndrojë asnjë minutë në atë iniciativë. Nuk ndërtojmë ne interesin tonë në kundërshtim me interesin e Kosovës”, u shpreh Osmani.