Osmani: BE s’duhet të trajtojë njëjtë si vendet që janë krah Ukrainës, si ato krah Putinit - Gazeta Express
string(87) "osmani-be-sduhet-te-trajtoje-njejte-si-vendet-qe-jane-krah-ukraines-si-ato-krah-putinit"

Osmani: BE s’duhet të trajtojë njëjtë si vendet që janë krah Ukrainës, si ato krah Putinit

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 10:21

Presidentja Vjosa Osmani pas arritjes në Tiranë, ku po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ka folur për mesazhet e qarta që Unioni duhet të dërgojë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo tha se duhet bërë dallimi mes atyre vendeve që janë në linjë me BE-në dhe atyre që janë me Rusinë në kohën kur kjo e fundit ka shkaktuar agresion mbi Ukrainën, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Në njërën anë ke vende që janë plotësisht të harmonizuar me Bashkimin Europian dhe në anën tjetër ke vende që janë plotësisht të harmonizuar me Putinin. Ata nuk duhet të trajtohen njëjtë. Nëse qëndron me Ukrainën sot ose me Rusinë –  duhet të ketë rëndësi. Nëse ke vendosur sanksione ose jo duhet të ketë rëndësi kundër Rusisë duhet të ketë rëndësi. Këto janë sinjale që BE-ja duhet t’i dërgojë shumë qartë tek të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor sepse të qëndrosh në anën e drejtë të historisë sot është më e fundit që mund të pritet nga ne”, tha Osmani para mediave.

Osmani foli edhe për politikën e presidentit serb Vuçiq karshi Kosovës.

“Për fat të keq, Vuçiq është produkt i një vazhdimësie e një mendësie që ka ekzistuar në vitet 90-të dhe është kjo mendësi që çoi në luftën e shkatërrimin dhe në vrasjen e 150 mijë civilëve, një mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Le të presim që siguria të kryejë punën e saj dhe ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiq, po shtrijmë dorën e bashkëpunimit  edhe pse ata kurrë nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer dhe besojmë që dialogu që udhëhiqet nga BE dhe mbështetet nga SHBA është e vetmja mënyrë për të ecur përpara e përqendruar tek njohja e ndërsjellë”.