Të enjten, më 22 dhjetor Filharmonia e Kosovës mban koncert për vitin e ri, mbrëmje kjo që mbahet nga ora 20:00 deri në 21:30.
Koncerti i Vitit të Ri i Filharmonisë së Kosovës / Eksperiencë unike muzikore prej traditës vjeneze deri te muzika e gjigantit Ennio Morricone, nëpërmjet së cilës do të shëtisim në disa prej kolonave zanore të filmave ikonikë të shek. XX.
Me pjesëmarrjen e virtuozëve, Marco Serino (violinë) dhe Antonello Maio (piano), Orkestra e Filharmonisë së Kosovës në këtë koncert vjen e drejtuar nga mjeshtri Simone Pittau nga Italia.
/Express
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...