Çifti kosovar shkojnë për vikend në një villë, 36-vjeçari keqtrajton të dashurën - Gazeta Express
string(79) "cifti-kosovar-shkojne-per-vikend-ne-nje-ville-36-vjecari-keqtrajton-te-dashuren"

Çifti kosovar shkojnë për vikend në një villë, 36-vjeçari keqtrajton të dashurën

Lajme

Gazeta Express

05/12/2022 8:21

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që ushtrojnë bashkëshortët, apo edhe personat me të cilët janë në lidhje dashurie.

Telashet mes tyre shpesh përfundojnë në Polici, ku kërkojnë ndihmë dhe zgjidhjet për problemet me të cilat ballafaqohen.

Lexo Edhe:

Kështu ka ndodhur edhe me një çift në Pejë, të cilin e zuri sherri pasi u kapën me njëri-tjetrin para dy ditësh. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për A.B., i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, me të cilën kishin shkuar për të kaluar kohë bashkë në një villë.

Aty, sherri mes tyre kishte nisur pas një konflikti verbal, që nisi me ofendime nga i dyshuari, e më pas eskaloi në dhunë. Siç mëson Sinjali, ai po dyshohet se i ka thënë të dashurës së tij ‘s’du me t’marr se je kur*ë, e më pas e ka rrahur, duke i thënë se “ me mua do të jesh deri në vdekje”.

Për të mos mbaruar me kaq, ai e ka dërguar të dashurën te shtëpia e saj, e më pas është larguar prej aty. Por s’ka shkuar gjatë dhe Policia e ka arrestuar, pasi viktima e ka denoncuar për dhunën që ka ushtruar ndaj saj.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku pas përfundimit të intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.