Zyrtarja e lartë e USAID-it sot në Kosovë, pritet nga Osmani
Lajme
Gazeta Express
05/12/2022 7:11
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do ta pres në takim ambasadoren e USAID’it, Erin E. McKee.
Këtë e ka kumtuar presidenca e Kosovës përmes kumtimit të agjendës së presidentes.
“Mediat fillimisht marrin pamje nga takimi, ndërsa në fund të takimit
Presidentja Osmani dhe Ndihmës Administratorja, Erin E. McKee
deklarohen për media”, thuhet në njoftim.
USAID luan një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë.
Mbështetja vijon për shoqërinë civile, por edhe afarizmat.
Misioni kryesor është promovimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut