Sa është paga e Christian Pulisic – Captain Americas? - Gazeta Express
string(50) "sa-eshte-paga-e-christian-pulisic-captain-americas"

Botërori 2022

Gazeta Express

05/12/2022 8:39

Sa është paga e Christian Pulisic – Captain Americas?

Botërori 2022

Gazeta Express

05/12/2022 8:39

Pulisic luan për Chelsea në Premier Ligë dhe mban numrin 10 në fanellë për ekipin e futbollit të Shteteve të bashkuara të Amerikës

Christian Pulisic është një futbollit amerikan që luan për Chelsea FC në Premier Ligën e Anglisë dhe për Kombëtaren e SHBA, ku është lojtari më i rëndësishëm i saj, duke qenë lider i tyre në sulm dhe mban fanellën historik me numër 10 të “Stars and Stripes”.

Pulisic ka lindur në Hershey të Pennsylcania më 18 shtator 1998 dhe debutimi i tij i parë në Botëror ishte në Katari 2022.

Kalimi i tij nga Borussia Dortmund në Bundesligë në Chelsea mban rekordin e transferit më të shtrenjtë të një futbollisti amerikan të bërë ndonjëherë.

Pasuria dhe fitimi netoi Christian Pulisic

Christian Pulisic, si një futbollist profesionist i futbollit, fiton nga 10 deri në 14 milionë dollarë në vit sipas Celebrity Net Worth dhe SoccerSouls, si futbollistë në fushë por edhe për atë se fytyrë marketingu për disa brende ndërkombëtare si: Nike, Gatorade, EA Sports, Chipotle, etj.

Transferi i tij nga Borussia Dortmund në Chelsea ishte rekord për një futbollist amerikan, pasi që Blutë e Londrës paguan 73 milionë dollarë për amerikanin.

Kontrata e Pulisic me Chelsea skadon në verën e 2024, nga e cila ai fiton 185 mijë dollarë në javë, një shumë që mund të rritet kur ai do ta negociojë kontratën e tij me Chelsea apo me ndonjë klub të ri.

Pulisic u eliminua nga 1/8 bashkë me Amerikën

Pavarësisht që Pulisic pati një lëndim në ndeshjen e fundit të SHBA-së në grupe kundër Iranit, në të cilën ai shënoi golin e fitores, Pulisic luajti kundër Holandës në 1/8-ën e finales, ku SHBA humbi me rezultat 3-1.

Pulisic tani pritet të kthehet në Chelsea, pas një pushimi të merituar dhe pas një Botërori të mirë. Futbollisti amerikan po ashtu pritet që të fillojë ta qartësojë të ardhmen e tij që nga merkato e janarit. /GazetaExpress/