string(78) "shembja-e-prestige-resort-hysenbelliu-sulm-mediatik-rama-ishte-ndertim-pa-leje"

Shqiperi

Gazeta Express

04/12/2022 17:14

Shembja e “Prestige Resort”, Hysenbelliu: Sulm mediatik! Rama: Ishte ndërtim pa leje

Shqiperi

Gazeta Express

04/12/2022 17:14

IKMT ka hedhur në erë ditën e sotme “Prestige Resort” në Golem.

Pas aksionit të IKMT-së, pronari i resortit, Irfan Hysenbelliu është shprehur se kjo është një hakmarrje jo vetëm mediatike por edhe personale ndaj tij e kryeministrit Edi Rama.

“Unë jam i qartë për gjithçka ka ndodhur sepse e njoh shumë mirë trurin e Ramës. E njoh prej kohësh. Kemi qëndruar së bashku shpesh dhe unë u prononcova tani sepse nuk doja të ndërhyrja më parë në këtë proces që kishte zgjedhur. Eshte një akt ekstrem, hakmarrje televizive dhe personale. Ky veprim që bëri sot që mua nuk do të thotë se më demoralizon, përkundrazi, kam provuar edhe 97’. Atëherë i humba të gjitha dhe u ringrita. Me këtë që ka bërë sot kryeministri, tregon si do ta zhvillojë këtë vend. Unë do vazhdoj këtu, fëmijët e mi erdhën këtu dhe kanë marrë një vendim që ata duan të investojnë. Unë u them të ikin nga ky vend dhe të investojnë në vende të tjera. Me një njeri të tillë nuk mund të shkojë vendi para”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër kryeministri Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se resorti u shemb pasi ishte ndërtim pa leje.

Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!”, shkruan Rama në Twitter.

/Gazeta Express

aaaaa