Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, gjatë një konference për shtyp është pyetur lidhur me zhdukjen e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinajn.
Rrumbullaku është shprehur se hetimet janë në rrugë të mbarë për zgjidhjen e rastit duke theksuar se sot kishte dalë në konferencë për shtyp për masat e sigurisë në lidhje me Samitin e 6 dhjetorit.
“Sot jemi për një çështje tjetër me madhore. Por do tju përgjigjem shkurt. Absolutisht policia e shtetit është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit për të cilin ju i referoheni. Ne mendojmë se jemi në rrugën e mbarë për të zgjidhur rastin”, tha Rrumbullaku.
Kujyojmë se Martinaj u zhduk në fillim të gushtit dhe pamjet e fundit në lidhje me të janë fiksuar pranë një qendre tregtare në Tiranë. Deri më tani ka patur mjaft spekulime, por as prokuroria dhe as policia nuk kanë thënë diçka më tepër mbi rastin në fjalë.
/Gazeta Express