E kontrabanduar nga Shqipëria, sekuestrohen 65 kg marijuanë në Mali të Zi - Gazeta Express
string(72) "e-kontrabanduar-nga-shqiperia-sekuestrohen-65-kg-marijuane-ne-mali-te-zi"

E kontrabanduar nga Shqipëria, sekuestrohen 65 kg marijuanë në Mali të Zi

Shqiperi

Gazeta Express

02/12/2022 21:24

Dy persona janë arrestuar në Mal të Zi pasi janë kapur duke kontrabanduar drogë nga Shqipëria drejt vendit fqinjë.

Sipas raportimeve nga mediat malazeze thuhet se policia e Podgoricës ka kontrolluar dy automjete në Tuz, një “Skoda” me targa të Podgoricës, e drejtuar nga një 27 vjeçar dhe një automjet mallrash “Reno Kangu” po me targa të Podgoricës, me drejtues një 23 vjeçar.

Lexo Edhe:

“Nga kontrolli i kamionit, policia gjeti dy çanta të mëdha dhe një thes me 65 pako me një substancë të dyshuar si lëndë narkotike marijuanë, me peshë rreth 65 kilogramë. Dyshohet se lënda narkotike e sekuestruar ishte kontrabandë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Gazeta Express