A do jenë pushim shkollat në 6 dhjetor? Ministrja: Mësimi vijon normalisht - Gazeta Express
string(72) "a-do-jene-pushim-shkollat-ne-6-dhjetor-ministrja-mesimi-vijon-normalisht"

A do jenë pushim shkollat në 6 dhjetor? Ministrja: Mësimi vijon normalisht

Shqiperi

Gazeta Express

02/12/2022 18:31

Ministrja e Arsimit Evisn Kushi ka bërë me dije se të gjitha shkollat e Tiranës do të vijojnë mësimin normalisht edhe më 6 dhjetor kur do të mbahet samiti i BE-së.

Kushi është shprehur se s’ka asnjë arsye për të ndaluar procesin mësimor teksa ka ftuar të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë.

Lexo Edhe:

Postimi i plotë i Kushit në Facbook

“E detyruar nga pyetja e vazhdueshme “A do jenë pushim shkollat në datën 6?” po e ripërsëris se ditën e martë, datë 6 dhjetor, mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE-së mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian. Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor. Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë.

Ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë keqinformuar nga media të ndryshme, rrjetet sociale apo burime të tjera jozyrtare dhe mësim të mbarë”, njofton Ministrja e Arsimit Evis Kushi.

/Gazeta Express