Babai i të dyshuarit për vrasjen në QKUK flet në T7: Nuk e di ku e kam djalin - Gazeta Express
string(50) "flet-babi-i-sokol-halilit-nuk-e-di-ku-e-kam-djalin"

Babai i të dyshuarit për vrasjen në QKUK flet në T7: Nuk e di ku e kam djalin

Lajme

Gazeta Express

01/12/2022 17:37

Për Televizionin 7 ka folur babai i Sokol Halitit, burrit që po kërkohet për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashit.

Sokol Haliti e ka lënë në shtëpinë e tij veturën me të cilën është arratisur mbrëmë pas vrasjes që dyshohet se e kreu në oborrin e QKUK-së. Babai i tij thotë se është prekur nga krimi që e ka kryer djali i tij dhe se nuk e di ku është ai.

Lexo Edhe:

“Mirë nuk më ka ardhë për këtë rast hic. Sikur me i pas ndodhë çikës teme, që i ka ndodhë asaj”, ka thënë ish-vjehrri i viktimës.

“Unë jam lodhë dhe jam mërzit. Nuk e di ku e kam djalin. Edhe jam i mërzitur, edhe jam i nervozuar”, ka thënë tutje ai.

Gruaja e vrarë mbrëmë para repartit të Gjinekologjisë në Prishtinë pritej të lindte sot, sipas familjarëve të saj. /Express/

Shtëpia e të dyshuarit për vrasjen e 35-vjeçares
Vetura me të cilën u arratis i dyshuari