S’ka distancim nga Putin, Kina shpall partneritet të ngushtë energjetik me Rusinë - Gazeta Express
string(79) "ska-distancim-nga-putin-kina-shpall-partneritet-te-ngushte-energjetik-me-rusine"

Lajme

Gazeta Express

29/11/2022 15:09

S’ka distancim nga Putin, Kina shpall partneritet të ngushtë energjetik me Rusinë

Lajme

Gazeta Express

29/11/2022 15:09

Kina ka deklaruar se është e gatshme të krijojë një partneritet më të ngushtë me Rusinë në çështjet e energjisë për të garantuar sigurinë globale të energjisë.

Presidenti Xi Jinping e bëri deklaratën pikërisht në kohën kur grupi i kombeve G7 përgatitet të vendosë masa të reja mbi eksportet e naftës të Rusisë.

Lexo Edhe:

“Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të krijuar një partneritet më të ngushtë energjetik, për të promovuar zhvillimin e energjisë së pastër dhe të gjelbër dhe për të ruajtur së bashku sigurinë ndërkombëtare të energjisë dhe stabilitetin e zinxhirëve të furnizimit të industrisë”, tha Xi.

Deklarata mund të përfaqësojë një zhgënjim për ata që ushqejnë shpresa se Kina mund të kërkojë të distancohet nga pushtimi i trazuar i Ukrainës nga Vladimir Putin.

Megjithatë, është e mundur që vërejtjet janë kryesisht simbolike dhe nuk pasqyrojnë ndonjë zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet midis vendeve aleate.