Një shqiptare ka rënë pre e një ngacmiumi seksual brenda zyrës së emigracionit në një komisariat policie në Pistoia të Italisë. Autor i dyshuar i ngjarjes sipas mediave italiane, është një senegalez.
I akuzuri për tentativë përdhunimi i ka kërkuar shqiptares që ta ndiqte në tualet por kur është ndeshur me refuzimin e saj, ka tentuar ta marrë me forcë.
Gruaja shqiptare u shpëtua nga duart e tij falë ndërhyrjes së oficerëve të policisë.