Ekziston debat i vazhdueshëm se a është më i shëndetshëm konsumimi i qumështit të dhisë apo qumështit të lopës. Edhe pse qumështi i dhisë me qumështin e lopës kanë ngjashmëri të caktuara, ata janë edhe shumë të ndryshëm në përbërje dhe mund të ndikojnë ndryshe në shëndetin tuaj.
Struktura
Në aspektin e strukturës, qumështi i dhisë është i homogjenizuar në mënyrë natyrale (rruazat e yndyrës mbeten të pezulluara në qumësht) ndërsa tek qumështi i lopës këto rruaza kanë tendencë të jenë më të mëdha dhe rriten në sipërfaqe të qumështit.
Alergjia
Shumë njerëz që ju shfaqet alergji nga qumështi i lopës, ata mund të pinë qumësht dhie pa e pasur këtë problem. Portali AskDrSearfs.com sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të faktit se qumështi i dhisë përmban sasi të vogla të alfa S1, një proteinë alergjike të cilën qumështi i lopës e ka në sasi të lartë.
Qumështi i dhisë gjithashtu përmban më pak laktozë sesa qumështi i lopës dhe kjo mund të jetë një alternativë për ju nëse jeni intolerant ndaj kësaj materie.
Kalciumi
Sipas AskDrSears.com, qumështi i lopës përmban afërsisht 13 për qind më pak kalcium sesa qumështi i dhisë. Kalciumi siç e dimë është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e eshtrave dhe mbajtjen e tyre të fortë.
Proteina
Kur të konsumoni qumështin e lopës, ju konsumoni proteina të cilat janë vështirë për tu tretur, ndërsa qumështi i dhisë këto proteina i ka të buta dhe lehtë për tu tretur.
Acidi Folik
Qumështi i lopës përmban 10 për qind më shumë acid folik sesa ai i dhisë, dhe nëse vendosni të ushqeni fëmijën tuaj me qumësht dhie, atëherë duhet të plotësoni këtë acid të rëndësishëm për organizmin.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...