Publikohet një video e rrallë nga viti 1992: Rexhep Selimi e Mujë Krasniqi duke kënduar me çifteli - Gazeta Express
string(97) "publikohet-nje-video-e-rralle-nga-viti-1992-rexhep-selimi-e-muje-krasniqi-duke-kenduar-me-cifteli"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2022 17:29

Publikohet një video e rrallë nga viti 1992: Rexhep Selimi e Mujë Krasniqi duke kënduar me çifteli

Lajme

Gazeta Express

27/11/2022 17:29

Një video e rrallë është publikuar nga Ramadan Selimi, vëllai i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimit, i cili tash e dy vite gjendet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Aty shihet ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje duke kënduar me çifteli bashkë me bashkëluftëtarin e tij tanimë të ndjerë, Mujë Krasniqin.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1992, në dasmën e Elmi Zekës, në fshatin Abri të Skenderajt.

Videoja është publikuar në prag të 28 nëntorit – 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.